Mot i nxehtë me temperatura të larta sot në Kosovë

Mot i nxehtë me temperatura të larta sot në Kosovë

Mot me diell dhe me temperatura të larta pritet të mbajë sot në Kosovë, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, vendi do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit të cilat zakonisht origjinën e kanë nga Afrika Veriore.

Temperaturat maksimale parashihet të arrijnë deri në 35-36 gradë Celsius.

“Indeksi UV përveç ditës së hënë ku do t’i ketë vlerat mesatare, ditëve tjera do të ketë vlera të rrezikut dhe kontakti direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17 mundësisht të jetë sa më i kufizuar, sidomos për njerëzit në moshë dhe ata që kanë sëmundje kronike”, thuhet në njoftim.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalist e fortë. /Insajderi.com