Mot i vranët dhe me reshje bore në ditën e parë të pranverës

Mot i vranët dhe me reshje bore në ditën e parë të pranverës

Të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.

“Kjo situatë meteorologjike do të ndikoj pozitivisht në cilësinë e ajrit, kështu që edhe kushtet biometeorologjike paraqiten relativisht të mira për një shtresë të popullatës ndërsa mot i pafavorshëm për një shtresë të popullatës me probleme kronike. Një mot i paqëndrueshëm paraqitet edhe në pjesën e parë të javës së ardhshme”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com