Mot me diell dhe vapë sot në Kosovë, pasdite priten reshje shiu

Mot me diell dhe vapë sot në Kosovë, pasdite priten reshje shiu

Mot me diell dhe me vapë pritet të mbajë edhe gjatë ditës së shtunë në Kosovë, njofton Insajderi.

Ndërkaq, gjatë pjesës ë dytë të ditës vende-vende do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat parashihen të shoqërohen me shi në formë të stuhive lokale.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-36 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes./Insajderi.com