Mot me diell dhe vranësira të shpërndara, këto janë temperaturat për sot

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara, këto janë temperaturat për sot

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara do të mbajë sot në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin e përditshëm të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14 dhe 17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1 dhe 3 m/s. /Insajderi.com