Mot me diell në ditën e fundit të gushtit

Mot me diell në ditën e fundit të gushtit

Moti në ditën e fundit të muajit gusht pritet të jetë i ngrohtë dhe kryesisht me diell.

Sipas Prishtina Weather, temperaturat në vise të ulëta luhaten nga 10C deri 29C, e në vise malore nga 8C deri 20C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi e perëndimi 2-6m/s.

Indeksi UV i lartë, ndaj orëve të mesditës preferohet të kufizojmë qëndrimin në diell.

Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të mira dhe të pranueshme./Insajderi.com