Mot me diell sot, këto janë temperaturat

Mot me diell sot, këto janë temperaturat

Mot me diell pritet të mbajë edhe përgjatë së martës së 24 gushtit, njofton Shqip.com.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në njoftimin e të cilit thuhet se temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 30 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së, kjo javë do të sjellë mot të ndryshueshëm, ku pas së martës pritet të ketë ditë me reshje shiu e shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale të javës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-34 gradë celsius. /Insajderi.com