Moti gjatë dy ditëve të vikendit

Moti gjatë dy ditëve të vikendit

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell.

Në orët e pasdites mund të ketë vranësira kalimtare, kurse temperaturat do të lëvizin në mes 12 e 24 gradë Celsius.

Nesër pritet të ketë më shumë vranësira të cilat më të theksuara do të jenë në pjesën e dytë të ditës.

Temperaturat do të shënojnë rënie të lehtë ato do te sillen në mes 11 e 21 gradë Celsius.

Gjykuar sipas ecurive aktuale sinoptike, pjesa e parë e javës së ardhshme do të karakterizohet me vranësira të pjesshme të cilat herë pas here mund të marrin karakter zhvillimi e të sjellin edhe reshje lokale shiu.

Temperaturat do të pësojnë rënie ato në mëngjes do të sillen në mes 8 e 10 gradë Celsius, kurse maksimalja ditore do të arrijë deri në 22 gradë Celsius.