Moti në Kosovë gjatë kësaj jave

Moti në Kosovë gjatë kësaj jave

Mot me diell dhe me vranësira kalimtare do të ketë gjatë javës së tretë të nëntorit, njofton Insajderi.com.

Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në fushat barike nuk pritet të ketë luhatje të mëdha, duke e mbajtur këtë situatë relativisht të qetë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë celsius.

“Në fundjavë një front me vranësira të dendura parashihet të përfshijë territorin tonë duke mundësuar që nëpër disa territore të kufizuara të bien riga të dobëta shiu”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s. /Insajderi.com