Moti nesër në vend – temperaturat do të bien deri 0 gradë Celcius

Moti nesër në vend – temperaturat do të bien deri 0 gradë Celcius

Nesër do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.

Në viset malore temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 5-6 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike mbetet dukshëm mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare.