Moti për dy ditët e ardhshme

Moti për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme, në Kosovë do të ketë mot kryesisht të qetë, me diell dhe vranësira.

Indeksi UV do të jetë në vlera të rrezikut, prandaj preferohet të ndiqen këshillat e IKSHP-së që nga ora 9-17 mundësisht të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.

Ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. /Insajderi.com