Moti për fundjavë në Kosovë – temperaturat më të ulëta deri më tani këtë dimër

Moti për fundjavë në Kosovë – temperaturat më të ulëta deri më tani këtë dimër

Mot i ftohtë në Kosovë do të mbretërojë edhe në fundjavë, bën të ditur IHMK-ja përmes një komunikate për media.

Temperaturat do të zbresin deri në minus nëntë gradë Celsius.

“Gjatë vikendit do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -9 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius”, thuhet në komunikatë.