Moti për këtë javë

Moti për këtë javë

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell. Përderisa brigjet e Evropës perëndimore po goditen nga uragani “Leslie”, mbi rajonin tonë vazhdon të mbajë mot stabil, si rrjedhojë e shtrirjes së fushave anticiklonike mbi Evropën lindore.

Edhe në ditët në vijim parashihet të mbajë mot stabil, i ngrohtë dhe me intervale më të gjata me diell. Temperaturat e ajrit, mbeten mbi vlera mesatare, me minimalet që do të luhaten nga 5 deri në 7 gradë Celsius, e maksimalet nga 22 deri në 23 gradë Celsius.

Mirëpo, sipas parashikimeve të fundit, gjatë fundjavës, kjo situatë bllokuese pritet të ndryshojë, ku priten edhe mundësi për reshje si dhe rënie të temperaturave. Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë nga lindja dhe verilindja 2-4m/s. Shtypja atmosferike edhe pse do të pësojë rënie të lehtë, mbetet lartë mbi vlera normale.