fbpx

Moti për nesër

Moti për nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se, nesër në vendin tonë, mëngjesi do të jetë relativisht i ftohtë dhe me ngrica, ndërsa temperaturat minimale do të arrijnë në -5 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Mëngjesi do të jetë relativisht i ftohtë dhe me ngrica. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i juglindjes”, njofton IHMK.