Moti për sot

Moti për sot

Vorbulla ciklonike nga Atlantiku po kalon mbi rajonin tonë, ku po sjell kohë pas kohe reshje shiu. Ndërsa nga veriu masa të ftohta arktike po shtrihen mbi rajon, ku gjatë natës së sotme, me rënie të temperaturave, reshjet e shiut pritet të shndërrohen në reshjet të dobëta bore që do të vazhdojnë edhe orëve të para të mëngjesit.

Mirëpo reshjet e borës, nuk pritet të zgjasin, sepse me masa të ftohta ajrore, do të shtrihen edhe fusha anticiklonike, që ditën e premte do të favorizojnë edhe kthjellime.

Në dy ditët në vijim, pritet të kemi një mot më dinamik, që do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit, por me shtrirjen e fushave anticiklonike, nuk parashihet të kemi qarkullim të mjaftueshëm ajror, andaj nga dita e premte vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të kalojnë edhe në të pashëndetshme.