Moti për sot

Moti për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë të shtunës, Kosova do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të rritur atmosferik.

Në këto kushte anticiklonike do të mbajë mot me pak vranësira dhe kryesisht me diell.

Sipas njoftimit, mëngjesi do të jenë relativisht i ftohtë edhe sot, kështu që në orët e para të ditës dhe gjatë natës parashihen ngrica të cilat do t’i rrezikojnë pjesëmarrësit në komunikacion.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga juglindja”, thuhet në njoftim./Insajderi.com