fbpx

Moti për sot dhe ditët e ardhshme

Moti për sot dhe ditët e ardhshme

Vendi ynë vazhdon edhe më tutje të mbetet nën ndikimin e fushave të presionit të lartë.

Pas kalimit të një frontit të ftohtë gjatë mbrëmjes së shkuar, që zbriti lehtë temperaturat ditën e sotme, ditëve të ardhshme pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe më ngrohtë.

4.10 – Mot kryesisht me diell.

5.10-6.10 – Mot i mirë, kryesisht me diell.

7.10 – Paradite mot kryesisht me diell. Gjatë ditës vranësirat do të shtohen, e pasdite vonë rreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.

8.10 – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu.

Temperaturat e ajrit, gradualisht do të fillojnë të rriten pak mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 4C deri në 8C, e maksimalet nga 20C deri në 23C.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja dhe juglindja 3-9m/s. Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të theksuar mbi vlera normale.