Motoçiklisiti i “Rally Dakar” ndërron jetë pesë ditë pas aksidentit

Motoçiklisiti i “Rally Dakar” ndërron jetë pesë ditë pas aksidentit

Motoçiklisti francez, Pierre Cherpin ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve në fatkeqësinë gjatë garës së “Rally Dakar” në Arabinë Saudite, njofton Insajderi.

Cherpin pësoi pesë ditë më parë në kilometrin e 178-të të fazës së shtatë të garës nga Haʼil në Sakaki. Gjatë hospitalizimit pesë-ditor në Sakaki, Cherpin iu nënshtrua disa operacioneve dhe ishte në koma artificiale.

Organizatorët e garës theksuan se 52-vjeçari Cherpin vdiq derisa po transportohej me helikopter të ambulancës nga Xheda në Lille.

Cherpin garoi në “Rally Dakar” në Arabinë Saudite për herë të katërt ndërsa organizatorët e garës thanë se bëhet fjalë për një sipërmarrës dhe entuziast i motoçikletës i drejtuar vetëm nga ambicia për të përjetuar aventurë.

“Jam amator. Nuk më interesojnë fitoret, por zbulimi i peizazheve që përndryshe nuk do të kisha mundësi t’i shihja. Është emocionuese të ngasësh një motor, të ndjesh pasionin dhe të njohësh veten”, tha Cherpin së fundmi para fillimit të “Rally Dakar”. /Insajderi.com