Motorola RAZR mund të ketë vjedhur shfaqjen e madhe, por modeli i ardhshëm i kompanisë, Edge Plus është padyshim një tjetër goditje me sa duket.

Me një çmim që fillon prej 999 dollarëve, ky model i ri i telefonit në rangun premium përmban një ekran me 6.7 inç OLED FHD + (1080p), procesorin Qualcomm Snapdragon 865, 12 GB RAM memorie LPDDR5, 256 GB memorie të brendshme, një konfigurim kamerash të pasme me tre lente (108MP primare / 16MP ultrawide / 8MP) , dhe një kamerë për foto përpara me 25MP.

Edge Plus poashtu vjen me lidhjen e Bluetooth 5.1, portin e kufjeve 3.5 mm dhe një bateri me 5000 mAh. Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme: