Motra e Britney Spears, Jamie Lynn kërkon më shumë kontroll në financat e së motrës

Motra e Britney Spears, Jamie Lynn kërkon më shumë kontroll në financat e së motrës

Motra e Britney Spears është duke kërkuar më shumë  kontroll në financat e Britney.

Në një seancë gjyqësore të javës së kaluar, ajo kërkoi kontroll për paratë e vendosura në një trust për fëmijët e Briteney, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Jamie Lynn kërkoi që paratë të transferoheshin në llogari ku ajo është kujdestare. Financat e Britney janë duke u kontrolluar nga babai i saj, James Spears, i cili është mbrojtësi legal që prej një dekade.

Zakonisht marrëveshje të tilla bëhen kur një përson nuk është i aftë për marrë vendime, si të sëmurët nga dementia dhe me probleme mentale.

Kërkesa e Jamie Lynn nuk spjegon se pse do të kontrollojë edhe këto llogari apo si ndërlidhet kjo me mbrojtjen e Britney.

Në 12 vitet e fundit, babai i Britney dhe avokati kanë menagjuar asetet dhe jetën e saj personale, përfshirë këtu mundësinë e kontrollit dhe ndalimit të vizitorëve dhe komunikimit me doktorë për trajtimin e saj./Insajderi.com