Motra e George Floyd thotë se Biden theu premtimin për projektligjin e reformës policore

Motra e George Floyd thotë se Biden theu premtimin për projektligjin e reformës policore

Motra e George Floyd ka bojkotuar takimin me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, duke thënë se ai “theu premtimin” për të miratuar legjislacionin e reformës policore deri në përvjetorin e vdekjes së vëllait të saj.

Derisa Bridgett Floyd ndoqi një tubim në Minneapolis, Minesota, anëtarët e tjerë të familjes lobuan te Biden në Shtëpinë e Bardhë për të ndihmuar në miratimin e projekt-ligjit.

Akti i Drejtësisë në Polici i George Floyd është bllokuar në Capitol Hill, raporton BBC, transmeton Insajderi.

Të martën në SHBA dhe jashtë saj u shënua njëvjetori i vdekjes së Floyd.

Ish oficeri i policisë së Minneapolis, Derek Chauvin u dënua muajin e kaluar për vrasjen e Floyd, një burrë me ngjyrë i moshës 46-vjeçare. Chauvin e kishte mbajtur qafën e Floyd nën gjurin e tij për më shumë se nëntë minuta, pasi e kishte arrestuar nën dyshimin për kalimin e një fature të falsifikuar prej 20 dollarësh. Derek Chauvin u dënua me 40 vjet burgim më 25 qershor 2020.

Ndërkaq, Joe Biden kishte caktuar të martën si afatin e fundit për nënshkrimin e legjislacionit të reformës policore./Insajderi.com