Motra e gruas shtatzënë që vdiq nga koronavirusi pozitive me COVID-19, kjo është gjendja e saj shëndetësore

Motra e gruas shtatzënë që vdiq nga koronavirusi pozitive me COVID-19, kjo është gjendja e saj shëndetësore

Motra e gruas shtatzënë që vdiq para disa ditësh nga koronavirus ka rezultuar pozitiv me koronaviurs, mirëpo jo edhe anëtarët e familjes së saj.

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj në një prononcim për Gazetën Insajderi, ka treguar për gjendjen e saj.

Elezaj ka bërë të ditur se e infektuara është duke qëndruar në vetizolim mirëpo nuk ka asnjë simptomë të koronavirusit.

“Motra e gruas shtatzënë që vdiq para disa dite është dal pozitiv me koronavirus, ajo është duke qëndruar në vetizolim në shtëpinë e saj. Po ashtu edhe 11 anëtarëve të saj i janë marr analizat për t’iu bërë testet mirëpo të gjithë kanë dal negativ. Mirëpo e infektuara vetëm ka dal pozitiv pasi ka vizituar motrën e saj në spital mirëpo nuk ka asnjë simptomë”, ka thënë Elezaj për Insajderin.

Ndërkohë, numri i personave të prekur me COVID-19 në Kosovë tashmë ka shkuar në 504. Nga ta, 128 janë shëruar, ndërsa në tërë territorin e Kosovës kanë vdekur 18 persona. /Insajderi.com