“Ronaldo nuk do të jetë këtu sonte, kështu që keni një rival më pak” i tha gazetari Van Dijkut, derisa ai u përgjigj: “A ishte ai vërtetë rival?”.
Ronaldo nuk shkoi fare në ceremoninë e Topit të Artë në Paris por ishte i pranishëm në ceremoninë ‘Gran Gala del Calcio’ ku fitoi çmimin e tij për Lojtarin më të Mirë në Serie A.
Në një postim të gjatë në ‘Instagram’ mbrëmë, Katia Aveiro ka shpërthyer ndaj Van Dijkut.
“Mendoj se ka njerëz që jetojnë totalisht të frustruar. Dhe nuk janë fare realë… çfarë përulje!”, shkroi ai.
“Tashmë është e ditur se Ronaldo nuk do ta fitojë çmimin. Por i dashur Virgil, ku ti po shkon, Ronaldo ka shkuar aty një mijë herë. Shiko, i dashur Virgil, Cristiano ishte tri herë kampion në shtetin ku ti luan për vite dhe ti ende nuk ke arritur t’i vësh duart mbi atë trofe. Ronaldo ishte edhe lojtari më i mirë dhe golashënuesi më i mirë në shtetin ku ti luan”, shkroi ajo.
“Pastaj, ai shkoi në vende të tjera dhe u bë lojtari më i madh në histori të klubeve ku ka luajtur. Të thotë diçka Real Madridi, Virgil? Ndoshta të kujtohet, sepse ky klub, me këtë Cristianon, të kanë mposhtur në finale të Ligës së Kampionëve. Nga këto trofe, Ronaldo i ka pesë, Virgil”.
“Dhe i dashur Virgil, në periudhën më së paku të suksesshme në karrierën e tij, Ronaldo ka fituar më shumë trofe se ti. E mahnitshme e apo jo. Kur të kesh fituar disa prej tyre, ato shumë të rëndësishmet, ndoshta do të mund të ulesh në tavolinë me Cristianon”, ka shkruar ajo.
Mbrëmë Leo Messi e fitoi Topin e Artë për herë të gjashtë në karrierë, duke e lënë prapa Ronaldon me pesë të tillë. /Insporti.com/