fbpx

Motra e Vjosa Osmanit punësohet në ATK, thumbohet nga PSD-ja   

Motra e Vjosa Osmanit punësohet në ATK, thumbohet nga PSD-ja   

Motra e deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës Vjosa Osmanit, Ilona është punësuar si inspektore në Administratën Tatimore të Kosovës.

Zyrtari për media i Partisë Socialdemokrate, Shkodran Hoti ka thumbuar deputeten Osmani dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ka thënë se ATK-ja sa ishte mbushur me militantë të LDK-së sa Avdullah Hoti udhëheqtë me ministrin e Financave.

“Diçka për punësime opozitare. Motra e Vjosa Osmanit qenka punësuar si inspektore në ATK. Mos të harrojmë se pikërisht ATK’në, Avdullah Hoti si ministër, e pati mbushur me militantë të LDK’së kur kjo e fundit drejtonte ekzekutivin”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook.

Në konkursin fundit të ATK-së kishin aplikuar rreth 2 mijë persona, ndërsa në mesin e të punësuar si inspektore është edhe motra e Vjosa Osmanit. Ajo ka qenë njëra ndër 20 personat e pranuar./Insjaderi.com