Mourinho e dëshiron Harry Kane

Mourinho e dëshiron Harry Kane

Mungesa e një akordi mes Harry Kane dhe Tottenham ka vënë në lëvizje klubet më të mëdha dhe ai që po kërkon më me ngulm një sulmues goli është Manchester United.

Me Rooneyn e kthyer në mesfushor dhe Ibrahimoviç që nuk është shfaqur në nivelet më të larta me “djajtë e kuq”, Mourinho ka nevojë medoemos për një njeri-gol në skuadër.

Murinjo është gati të shpenzojë shuma të mëdha për lojtarin gjatë merkatos së janarit dhe sipas mediave angleze, do të ofrojë menjëherë 70 milionë euro për të, pasi dëshiron të mbyllë gjithçka sa më shpejt.

Tani pritet të mësohet se si do të përgjigjet Totenhemi, një klub i cili shpesh ka refuzuar oferta për yjet e tij, pasi nuk është në vështirësi financiare dhe ka bërë të qartë që prioriteti është të mbajë lojtarin.