Mourinho gjen zëvendësuesin e de Geas

Mourinho gjen zëvendësuesin e de Geas

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, është duke menduar për zëvendësimin e David de Geas i cili sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Mourinhos në sezonin e ardhshëm.

Mourinho është interesuar që të arrijë marrëveshje me portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma ose atë të Atletico Madridit, Jan Oblak.

The Sun shkruan se largimi i Davdi de Geas drejt Real Madridit, duket tashmë i sigurt dhe United ka filluar të mendojë seriozisht për pasardhësin e tij.

Oblak shihet si portieri i parë që mund të aterojë në Old Trafford, por klauzola e tij mbetet e lartë.

Në listën e strategut portugez është edhe portieri i Leicester Cityt, Kasper Schmeichel nëse dy alternativat e para dështojnë./Insajderi.com