Mourinho merr këtë vendim të rëndësishëm pas humbjes nga Chelsea

Mourinho merr këtë vendim të rëndësishëm pas humbjes nga Chelsea

Christian Erikseni dhe Tottenhami duket se përfundimisht do të ndajnë udhët.

Mesfushori 27-vjeçar duket gjithnjë e më larg Londrës, pasi që nuk i janë dhënë hapësira të mjaftueshme nga trajneri Jose Mourinho.

Mesfushori i Spurs nuk e ka rinovuar kontratën e tij me klubin londinez, kështu që në verë largimi i tij është i pashmangshëm.

Një gjë e tillë do të penalizonte se tepërmi edhe Tottenhamin, pasi do të humbiste shërbimet e danezit pa përfituar asnjë qindarkë. Në garë për të janë Real Madridi, Juventusi, por edhe Manchester United.

“Djajtë e Kuq” duket se do të tentojnë transferimin e tij që në muajin janar, duke ofruar një shumë të konsiderueshme, që ndoshta do t’i shtynte drejtuesit e Tottenahmit të pranonin.

Për ta bërë të mundur një gjë të tillë, United po mendon shitjen e Paul Pogbas. Për këtë të fundit ofertat janë të shumta.

Nga ana tjetër, një largimi i mundshëm nga Londra duket se do t’i shërbejë vetë mesfushorit danez, pasi që prej 3 nëntorit ai nuk luan titullar.

Në njërën anë është aspekti ekonomik, që do të bënte të mundur pasurimin e llogarisë së Tottenhamit me një shumë të konsiderueshme, dhe, në anën tjetër, vetë Eriksen do ta ndihmonte shumë largimi, pasi duket se aty çdo gjë ka marrë fund në marrëdhënien e tij me klubit.