Mourinho përsëri zhgënjehet nga Dele Alli

Mourinho përsëri zhgënjehet nga Dele Alli

Dele Alli ishte një nga lojtarët më të mirë të Tottenham në kohën kur skuadra angleze drejtohej nga Pochettino. Pas ardhjes së Mourinho-s në krye të pankinës, 24 vjeçari po kalon një formë të dobët, ku ka humbur totalisht pozicionin e titullarit, njofton Insajderi.

Trajneri portugez e ka bërë të qartë se Dele Alli ka potencal, por është shumë dembel në stërvitje dhe për këtë e ka vështirë ta aktivizojë në fushën e lojës.

Pas një kohe të gjatë pa luajtur nën fanellën e Tottenham-it, Dele Alli u aktivizua në ndeshjen e Kupës së Anglisë ndaj Stoke City.

Edhe pse pas një kohe të gjatë, Mourinho u acarua përsëri me djaloshin anglez. Në konferencën për shtyp pas kualifikimit në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni, tekniku portugez tregoi arsyen e mërzitjes.

“Ndeshja ishte 1-0 për ne dhe ai (Dele Alli) pasoi gabim. Në të vetmin rast për gol ata barazuan. Këto episode nuk i toleroj. Lojtarët e mi duhet të krijojnë aksione, jo problem skuadrës së tyre. Kjo ishte arsyeja që u acarova me të”, ka shpjeguar Mourinho. /Insajderi.com