Mourinho shkarkohet, e zëvendëson ky trajner i Premierligës

Mourinho shkarkohet, e zëvendëson ky trajner i Premierligës

E ardhmja e Mourinhos pritet të varet nga kualifikimi në Ligën e Kampionëve.

Jose Mourinho mund të shkarkohet dhe në vend të tij të vijë një prej trajnerëve më të mirë të Premierligës, raportojnë mediat në Angli, përcjell Insporti

Manchester United aktualisht renditet në pozitën e 8-të në Premierligë – 12 pikë prapa rivalit Manchester City – nga i cili pësoi humbje në fundjavë.

Dhe, sipas mediave në ishull, drejtuesit e “Old Trafford” kanë filluar si pasues ideal të portugezit ta mendojnë Mauricio Pocchettinon e Tottenhamit.

Mourinho pritet të shkarkohet në rast se ekipi i tij nuk arrin kualifikimin në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm, gjë që me formën aktuale dhe pozitën në tabelë, shihet si një sfidë e vërtetë për portugezin.

Pocchettino nënshkruajti kontratë të re me Tottenhamin në verë, andaj ardhja e tij në “Old Trafford” do të ishte një mision i vështirë.

Përveç Unitedit, edhe Real Madridi është i interesuar në argjentinasin, por pronari i Tottenhamit do të bëjë çmos që ta mbajë atë te klubi.

Në anën tjetër, Mourinho nënshkruajti kontratë të re me ‘Djajtë e Kuq’ sezonin e kaluar, por pasojat e shkarkimit të tij do t’i kushtonin klubit me një vit page të portugezit – rreth 17 milionë euro. /Insporti.com