Mourinho shpërthen pas dështimit të radhës, fajëson Cityn dhe Guardiolan

Mourinho shpërthen pas dështimit të radhës, fajëson Cityn dhe Guardiolan

Jose Mourinho sërish ka reaguar ashpër pas dështimit të radhës të Manchester United.

‘Djajtë e Kuq’ arritën të shpëtojnë nga humbja duke siguruar një pikë, në ndeshjen kundër Burnleyt në “Old Trafford”.

United ishte në disavantazhin e dy golave në pjesën e parë, duke e barazuar rezultatin në pjesën e dytë, raporton Insajderi

Pas ndeshjes, tekniku portugez tha se ky është vit rindërtimi, ku skuadra e tij po tenton që të rindërtojë veten.

“Jemi në vitin e dytë të rindërtimit të ekipit, i cili nuk është një prej ekipeve më të mira në botë”, deklaroi pas ndeshjes Mourinho.

“Manchester City blen mbrojtës krahu të cilët kanë çmimin e një sulmuesi”, shtoi portugezi.

“Klubi i madh është një gjë, ekipi i madh është një gjë tjetër. Ne jemi në vitin e dytë ku po tentojmë të rindërtojmë skuadrën e cila nuk është një prej më të mirave”, përfundoi Mourinho.

Pas 20 xhirove të zhvilluara, Manchester United renditet në pozitën e dytë me 43 pikë, 12 prapa liderit Manchester City, që ka një ndeshje më pak. /Insajderi.com