Mourinho “shpërthen” pas ndeshjes – akuzon këtë lojtar

Mourinho “shpërthen” pas ndeshjes – akuzon këtë lojtar

Jose Mourinho ka reaguar pas humbjes që e pësoi nga ish-skuadra Chelsea, në derbin e Londrës në Premierligë.

Tottenhami u mposht 0:2 nga Chelsea në ‘Tottenham Hotspur Stadium’, në betejë direkte për vendin e katërt, shkruan Insporti

Chelsea tani falë kësaj fitoreje mban bindshëm pozitën e 4-t me 6 pikë më shumë se Tottenhami që është në vendin e shtatë.

Trajneri i ‘Spurs’, Jose Mourinho duke iu referuar ndërhyrjes së Son në Rudigerin që i kushtoi koreanit me karton të kuq, me ironi ka thënë se “Rudiger po i nënshtrohet skanimeve për brinjë të thyera, sepse ishte incident me të vërtetë i dhunshëm”.

“Në disa shtete, dhe në shtetin tim [Portugali], ne i themi këtyre lojtarë të mençur. Por në këtë shtet, shtet me të cilin jam dashuruar, këtu i thërrasim ndryshe”, tha Mourinho.

Tutje, ai e pranoi se Chelsea në pjesë të parë ishte më e mirë, por shtoi se golat nuk ishin shenjë e superioritetit.

“Ata ishin superiorë por golat nuk janë ndonjë shenjë e superioritetit. Njëra ishte rivënie e shkrutë nga këndi dhe tjetra ishte penallti. Golat erdhën nga gabimet”, shtoi ai.

“Ata ishin më të mirë se ne në pjesë të parë. Luajtën me një sistem me të cilin ishin shumë komod, sistem të cilin e kishin luajtur për dy vite nën drejtimin e Antonio Contes”, përfundoi portugezi. /Insporti.com/