fbpx

Mourinho tregon si ndalet Messi dhe kush e fiton “Topin e Artë”

Mourinho tregon si ndalet Messi dhe kush e fiton “Topin e Artë”

Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, i ka dhënë një këshillë trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp, për përballjen e dyfishtë kundër Barcelonës në gjysmëfinalet e Champions League.

Në një intervistë të dhënë  për “Russia Today”, ai ka thënë: “Sipas mendimit tim, është e lehtë ta kuptosh lojën e Messit, por nuk është e lehtë ta ndalësh, sepse ai kalon nga krahët në qendër dhe mund të bëjë çfarë të dojë”, ka thënë Mourinho.

“Nuk mund të mbulohet një kundër një, sepse e kalon gjithmonë kundërshtarin. Për ta ndalur duhet krijuar një kafaz. Topi i Artë? Pas eliminimit të Juventusit dhe Ronaldos, e ka rrugën të hapur”, ka shtuar portugezi.