Mourinho u shkarkua, shikoni çka ka bërë Guardiola pasi e kuptoi lajmin

Mourinho u shkarkua, shikoni çka ka bërë Guardiola pasi e kuptoi lajmin

Lajmi se Jose Mourinho është shkarkuar nga Manchester United, pa dyshim se ka mbërritur te Pep Guardiola.

Manchester Unitedit sot iu sos durimi me portugezin, duke e shkarkuar atë pas dy viteve e gjysmë te klubi, transmeton Insporti.

Por Pep Guardiola është dukur tejet i buzëqeshur, vetëm disa minuta pas shkarkimit të Jose Mourinhos.

Ai është parë duke ecur me lojtarët e tij drejt qendrës stërvitore, për të zhvilluar përgatitjen për ndeshjen në Carabao Cup ndaj Leicesterit.

Guardiola është kapur nga aparatët e fotografëve teksa ka ecur me futbollistët e tij, ku është parë në disponim tejet të mirë, në të njëjtën ditë kur rivali i tij e humbi vendin e punës.

City e Leicesteri takohen sot në kuadër të gjysmëfinales në Kupën e Ligës. /Insporti.com