‘Moviola’, Milan ekipi i favorizuar nga gjyqtarët, ndërsa Torino më i dëmtuari

‘Moviola’, Milan ekipi i favorizuar nga gjyqtarët, ndërsa Torino më i dëmtuari

Tashmë pjesa e parë e Serie A ka përfunduar, me Milanin që u shpall kampion i dimrit pas shumë vitesh. Si çdo vit tjetër, edhe këtë gazeta italiane “Calciomercatto” vazhdon me traditën “moviola”, ku publikohet se cila nga skuadrat italiane është favorizuar apo dëmtuar padrejtësisht nga vendimet e arbitrave, njofton Insajderi.

Edhe pse teknologjia “Goal Line” dhe “VAR” kanë ndihmuar në shumë raste pasigurie të gjyqtarëve kryesorë, përsëri Serie A mbetet një nga kampionatet më të kontestuara, përsa i përket vendimeve të drejta të ndërmarra.

Sipas analizave të bëra nga java e parë deri në të 14-tën rezulton që Milani është skuadra më e favorizuar e Serisë A, me pesë raste të fituara padrejtësisht dhe dy raste që gjyqtari i ka dëmtuar.

Nga ana tjetër “zikaltërit” nga Milano kanë një problem të konsiderueshëm me gjykimin e gabuar. Interi nuk është favorizuar asnjëherë nga arbitrimi, por është ndëshkuar tri herë padrejtësisht.

Gjithashtu, edhe për ata që ndoshta shpesh herë akuzohen si “të përkëdhelurit” e arbitrave, Juventus, është goditur padrejtësisht nga pakujdesitë e referimit. Ndërkohë që Torino është skuadra që ka problematikën më të madhe me gjykimin me zero favorizime dhe pesë raste të goditur padrejtësisht. Më poshtë keni statistikën e të gjitha skuadrave në këto 14 javë.

Milan 5 – 2 (+3)

Lazio 2 – 0 (+2)

Parma 2 – 0 (+2)

Napoli 3 – 1 (+2)

Fiorentina 3 – 2 (+1)

Atalanta 2 – 1 (+1)

Verona 2 – 1 (+1)

Udinese 2 – 1 (+1)

Benevento 3 – 2 (+1)

Genoa 1 – 0 (+1)

Sassuolo 3 – 2 (+1)

Crotone 1 – 1 (0)

Cagliari 0 – 0 (0)

Spezia 0 – 0 (0)

Bologna 0 – 1 (-1)

Sampdoria 1 – 3 (-2)

Roma 3 – 5 (-2)

Inter 0 – 3 (-3)

Juventus 2 – 5 (-3)

Torino 0 – 5 (-5).

/Insajderi.com