Mozzik dhe Loredana flasin për lidhjen e veçantë që do t’i mbajë gjithmonë bashkë

Mozzik dhe Loredana flasin për lidhjen e veçantë që do t’i mbajë gjithmonë bashkë

Ka dalë pjesa e parë e dokumentarit për reperen Loredana Zefi, për të cilën gjatë viteve të fundit u bë bujë e madhe.

Dokumentari mëton të na rrëfejë të pathënat nga jeta e këngëtares së shumëpërfolur, që nga prapaskenat  e jetës profesionale, deri në pjesët e saj më personale, si lidhja me reperin Mozzik dhe ndarja me të, si dhe skandali i madh i akuzës për zhvatjen e parave të gruas zvicerane, shkruan Insajderi.

Në sekuencën që tashmë ka dalë nëpër platformat online, Loredana dhe Mozzik flasin në mënyrë të theksuar për lidhjen e fortë që kanë me njëri tjetrin, që është më shumë se një dashuri e zakonshme.

“Loredana nuk është si vajzat e tjera”, thotë Mozzik. “Kjo është gjëja që më ka pëlqyer prej fillimit tek ajo”, thotë reperi, ndërkohë që shfaqen imazhet e dyshes që po qeshin me njëri tjetrin përderisa sytë iu shkëlqejnë si fëmijë.

Në këtë pjesë të dokumentarit, mes tjerash të dy rrëfejnë se si ngjajshë m me njëri tjetrin, kanë dashur të gjejnë dikë për t’u martuar dhe për të krijuar familje.

Pjesë e dokumentarit janë edhe miq dhe bashkëpunëtorë të këngëtares, të cilët flasin për aspekte të ndryshme të jetës së saj, sikur të qenit një nënë beqare, akuzat dhe kërcënimet nga komentuesit online dhe talenti i saj muzikor./Insajderi.com