Mozzik, Getinjo dhe Capital T në bashkëpunim?

Mozzik, Getinjo dhe Capital T në bashkëpunim?

Tashmë sezoni verore gati sa ka përfunduar dhe shumica e estradës kanë ndërpre edhe koncertet.

Një pjesë e tyre pas punës së lodhshme dhe ngarkesën që kishin me mbrëmje muzikore, kanë vendosur që të pushojnë duke zgjedhur edhe destinacionet e largëta.

Por siç duket pushim nuk ka për Mozzik, Getinjo dhe Capital T, pasi ata po sjellin projekt të ri.

Ata kanë postuar në llogaritë e tyre në Instagram një fotografi të njëjte ku shihet një gurë kristal më ngjyrë të gjelbërt.

 

Pas kësaj menjëherë është aluduar së treshja e famshme do të vije në bashkëpunim por duke mos japur detaje me tepër në fotografitë e postuara në Instastory.

 

Ajo që na mbetet ne është të presim, ndërsa duke e ditur suksesin e këngëve të tyre, projekti pritet të jetë hite.

 

Në anën tjetër, kujtojmë që Mozzik është përfolur kohëve të fundit për ndarjen nga Loredana, pas një ribashkimi që kishin.

Qifti nuk kanë dhënë ndonjë konfirmim zyrtare në lidhje me lajmin por statuset e tyre kanë lënë për të nënkuptuar shumë./Insajderi.com