
Në kohë fushatash për zgjedhje, Mozzik ka reaguar me një shkrim në profilin e tij në Facebook, edhe një herë tjetër për politikanin e tij të preferuar Kadri Veselin, për të cilin është ngritur aktakuzë nga Gjykata Speciale, njofton Insajderi.
Ai ndau një fotografi të Veselit e cila është shkrepur në gusht të vitit 2020 në Bjeshkët e Decanit.
“Mungesën tënde në mesin tonë nuk e përshkruajnë as tërë ato male mbrapa shpine që i ke o Lul! Qëllimi yt ishte i bardhë e i pastërt si ato retë mbi kokë që i ke ! Shkathtësia profesionale e jotja, idetë e mëdha tuat gjithmonë e dërguan Kosovën në të mira. Shumë i pa sigurtë është Shteti pa ty! Nau kthefsh faqebardhë e më i fortë se kurrë!”, shkruan reperi krahas fotografisë që ka ndarë.
Më poshtë mund të shihni postimin e plotë të reperit në Facebook. /Insajderi.com
Mungesën tënde në mesin tonë nuk e përshkruajnë as tërë ato male mbrapa shpine që i ke o Lul !
Qëllimi yt ishte i…Posted by Gramoz Aliu on Monday, January 18, 2021