
Reperi nga Ferizaji, Mozzik, ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi nga takimi me kryetarin e këtij qyteti.
Artisti i cili u kritikua shumë së fundmi për turin e promovimit të albumit, ishte musafir i të parit të qytetit, Agim Aliut, raporton Insajderi.
Mozzik fotografisë me kryetarin i kishte bashkëngjitur shënimin “Punët që njerëzit i kryejnë nuk janë të njëjta. Ato dallojnë për nga rëndësia natyra dhe përgjegjësia. Unë si qytetar i Ferizajit me aq mundësi sa kam po vë një gur në kalanë kulturore të ngritur të qytetit tonë”.
Ai ka treguar edhe se i kishte bërë dhuratë albumin e tij më të ri.
“Unë këtë album sot, me respekt të veçantë po ia dhuroj kryetarit të komunës z.Agim Veliut. Le të shërbejë si aset kulturor i një djali që e do këngën. Me nderime Mozzik”/Insajderi.com