Mozzik me mesazh: “E pavlefshme dhe e ligë të mbajmë inate”

Mozzik me mesazh: “E pavlefshme dhe e ligë të mbajmë inate”

Mozzik është ndër rep-artistët shqiptarë që me këngët e tij ka arritur të depërtojë edhe në vendet evropiane.

Këngëtari kosovar i cili gjithmonë debuton me talentin e tij, duke grumbulluar kështu me mijëra fansa, në rrjete sociale ai shpërndan të rejat lidhur me karrierën profesionale.

Së fundmi po ndan edhe mesazhe.

Në një postim të fundit në Instagram, Mozzik ka thënë se është e pavlefshme që njerëzit të kenë urrejtje mes vete.

“Sa e pavlefshme dhe e ligë është të mbajmë inate, urrejtje me njerëz”, ka shkruar ai në mbishkrim.

Foto e publikuar shihet se është realizuar nga aeroplani, pasi shihen retë në përgjithësi.

“N’Tiranë” në anën tjetër është hiti tij i fundit, që deri më tani ka arritur 5.8 milionë klikime në kanalin YouTube. /Insajderi.com