Mozzik në burgun e Smrekonicës – pse shkoi aty?

Mozzik në burgun e Smrekonicës – pse shkoi aty?

Përderisa politikanëve të tij të preferuar si Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Agim Aliu, Mozzik u dhuroi albumin e tij më të ri, ai mendoi edhe për fansat e tij që nuk gëzojnë lirinë, njofton Insajderi.

“Jo të gjithë patëm fatin e njëjtë”, shkruan Mozzik në një postim në llogarinë e tij në Instagram, ku tregon se vizitoi Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan dhe burgun e Smrekonicës.

Ai aty takoi fansat e tij me ç’rast u dhuroi albumin e tij të ri, “MozzArt”.

“Shpreha vullnet e me shumë dashuri ua dhashë nga një album(cd) timin,ngaqë këta janë edhe ndëgjues të flaktë të muzikës sime”.

Ndonëse këta të rinj zgjodhën rrugën e gabuar, ai vlerëson lartë përpjekjet e tyre për të korrigjuar gabimet e së shkuarës.

“Rruga që zgjodhën shumë të rinj nuk ishte e lehtë andaj sot vuajnë dënimet nga veprimet e gabimet e tyre. Pendimi e përmirësimi i të kaluarës është virtyt i lartë i njeriut. Shkëmbyem fjalë e pyetje dhe përgjigje sa patëm mundësi”.

Për fund Mozzik u kishte uruar shumë shëndet dhe shpreson që sa më shpejt t’i shohë të lirë. /Insajderi.com

View this post on Instagram

Tė gjithë nuk e patëm fatin e njejtë ! Sot vizitova të gjithë të miturit në Qendrën Edukuese Korrektuse në Lipjan ,vazhduam në burgun e Lipjanit dhe në burgun e Smrekonicës pashë të rinjët. Shpreha vullnet e me shumë dashuri ua dhashë nga një album(cd) timin,ngaqë këta janë edhe ndëgjues të flaktë të muzikës sime. Rruga që zgjodhën shumë të rinjë nuk ishte e lehtë andaj sot vuajnë denimet nga veprimet e gabimet e tyre. Pendimi e përmirësimi i të kaluarës është vyrtyt i lartë i njeriut. Shkëmbyem fjalë e pyetje dhe përgjigje sa patëm mundësi. Ju thashë për fund paçi shëndetin e iu pafsha në liri sa më shpejtë! #Mozzart #freeallmybrothers ❤️

A post shared by MOZZIK (@mozzik) on