Mozzik po vjen në bashkëpunim me Unikkatilin

Mozzik po vjen në bashkëpunim me Unikkatilin

Mozzik dhe Unikkatil, dy reperë shqiptarë po planifikojnë një këngë së bashku.

Lajmi është bërë i ditur nga vet Mozzik, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, duke treguar se kjo ëndërr e tij e madhe po bëhet realitet tashmë për të.

“Humbën edhe shkronjat gati duke e postuar këtë foto…po më në fund ndodhi kjo ëndërr e ndjekur me punë e vullnet”, ka shkruar Mozzik në Instagram.

I njëjti ka bërë të ditur se bashkëpunimi i tyre publikohet sot (e diel), në orën 18:00.

Ky është ndër bashkëpunimet e rralla të reperit Unikkatil me reperë tjerë jashtë label-it të tij, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Kosovë.

Unikkatil përndryshe do të performojë në një koncert gjigant për fansat e tij shqiptarë, më 27 korrik në stadiumin “Adem Jashari”, në Mitrovicë.