Mozzik tregon se çka do të bëjë nëse Loredana ia prish letrat zvicerane

Mozzik tregon se çka do të bëjë nëse Loredana ia prish letrat zvicerane

Reperi i njohur shqiptar Mozzik ka hapur sërish zemrën për të folur sinqerisht për marrëdhënien e tij me Loredanën.

Në një intervistë për portalin zviceran “20 min“, ai zbuloi për herë të parë se po divorcohet nga nëna e vajzës së tij.

Mozzik u pyet nëse do ta humbasë lejen e qëndrimit në Zvicër nëse divorcohet dhe ai tha që do të respektojë ligjin:“Jo, nëse ligji thotë kështu, kështu është dhe unë e respektoj atë. Divorci tani është rrugës. Por jam i sigurt se do të marr një vizë pune për koncertet e mia”!

Reperi u shprehse Loredana është nëna e vajzës së tij dhe kurrë nuk do të thoshte asgjë të keqe për të.

Ai u shpreh se martesa mes tyre thjesht nuk funksionoi më, por la të kuptohej gjithashtu se diçka nuk shkonte me Loredanën.

“Ajo ka një zemër të madhe dhe i do njerëzit, por ajo duhet të ndryshojë! .Nuk dua ta them këtë në publik pasi ajo e di vetë” , ka thënë Mozzik.

Mozzik ka kujtuar edhe takimin e parë me Loredanën për ditën e Shën Valentinit, 4 vite më parë:

“I shkrova në Instagram dhe mendova “Çfarë gruaje e mrekullueshme” dhe më pas prita një javë për t’i shkruar sërish. Për ditën e Shën Valentinit 4 vite më parë, ne u takuam për herë të parë”. Takimi i parë ishte i çuditshëm. Shkuam në restorant dhe të gjithë po na shikonin. Në një pikë unë i thashë Lorit: “Çohu të ikim!”