Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa priti në takim zëvendës atashenë e FBI-së Michelle L. Miller.
Marrëveshja u nënshkrua nga ministri Mustafa, Miller nga FBI dhe kryeshefit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Blerim Olluri.
“Kjo marrëveshje ka për qëllim vazhdimin e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve në fushën e forenzikës”, thuhet në një komunikatë lëshuar nga MPB
Ministri Mustafa falënderoi përfaqësuesen e FBI-së për besimin ndaj institucioneve të sigurisë, në veçanti për besimin ndaj AKF-së.