
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike ka vendosur të mos i jap leje qëndrimi në Kosovë, ish-këshilltarit të Albin Kurtit derisa ky i fundit ishte kryeministër, amerikanit Tienmu Ma, transmeton Insajderi.
MPB nuk e ka pranuar kërkesën për lejeqendrim në Kosovë Tienmu Ma-së, gjë që e kanë konfirmuar edhe nga Kabineti i Ministrit Agim Veliu.
“Komisioni ka pru vendim që nuk i ka plotësu kushtet për ta marrë lejeqendrimin, në bazë të rregullave. Vendimi del nesër, ose këto ditë”, ka thënë Shefi i Kabinetit, Bajram Gecaj. /Insajderi.com