MPJ i dha leje Gjuriqit të marrë pjesë në festën e Vidovdanit

MPJ i dha leje Gjuriqit të marrë pjesë në festën e Vidovdanit
Burimi i fotografisë: Arkiv

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë po qëndron në Kosovë në Festën e Vidovdanit. Ai tashmë është në Komunën e Graçanicës.

Qëndrimi i Gjuriqit në Kosovë është bërë me lejen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës (MPJ). Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, Bashmir Xhemaj nga kjo Ministri.

Leje për të qëndruar sot në Kosovë për këtë festë, Xhemaj ka thënë se i është dhënë edhe peshkopit Irinej dhe pelegrinëve tjerë.

Kurse zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, ka thënë se deri më tash nuk ka asnjë incident.

Po ashtu, zëdhënësi Bajrami ka thënë për Insajderin se janë rreth 160 pelegrinë serbë që kanë hyrë nga Serbia në Kosovë për Festën e Vidovdanit./Insajderi.com