MPJ: Kemi pranuar dokumente të falsifikuara të tërheqjeve të njohjeve

MPJ ka mohuar se është tërhequr njohja nga Madagaskari, por lufta për heqjen e njohjeve tjera ka vazhduar. Këshilltari i ministrit, Fatmir Haxholli ka thënë se në disa raste përfaqësitë e Kosovës kanë pranuar dokumente të tërheqjeve që është konstatuar se kanë qenë të falsifikuara.

MPJ: Kemi pranuar dokumente të falsifikuara të tërheqjeve të njohjeve

Procesi për njohjen e shtetit të Kosovës nga  vendet Evropiane jo vetëm që ka stagnuar, po edhe ka filluar “tërheqja” e njohjeve nga ato shtete të cilat njëherazi e kanë pranuar si një shtet të pavarur dhe sovran.

Ministria e Punëve të Jashtme e ka konsideruar si praktikë skandaloze nga ana e Serbisë duke e konsideruar si shtet jo demokratik dhe jo serioz .

Këshilltari politik i ministrit të jashtëm Behgjet Pacollit, Fatmir Haxholli ka thënë për Gazetën Insajderi  se Serbia është duke përdor diplomaci të shekullit të kaluar duke bërë falsifikimin e dokumenteve.

“Ministria e Punëve të jashtme  dhe Republika e Kosovës nuk e promovon praktikë skandaloze, ajo çfarë Serbia pretendon është që  shumicën e rasteve i falsifikojnë  dokumentet e kjo  është tipike për vende  jo serioze që kanë  politkë të jashtme dhe diplomaci të shekullit të kaluar”, ka thënë Haxholli.

Ai e ka cekur se Serbia gjithmonë ka pasur si instrument përdorimin e propagandës dhe nuk është kjo hera e parë,  të cilin e ka konsideruar  si dështim të saj jo vetëm përpara opinionit të saj publik por edhe para atij  ndërkombëtar për ta ndaluar formimin e shtetit kosovar.

“Propaganda ka qenë dhe mbetet instrument i tyre  i vetëm,  i cili  është treguar i pa fuqishëm sepse nuk ka pasur kapacitet  të parandalojë formimin e shtetit të Kosovës”.

Haxholli ka pranuar se nuk është bërë punë e mjaftueshme  viteve të kaluar për të mbajtur raporte të mira me shtete afrikane, duke cekur se ministri i jashtëm Behgjet Pacolli është duke zhvilluar një mini-tur për t’iu vënë propagandës serbe, ku sipas të tij Serbia  ka shfrytëzuar një ministër të Madagaskarit në Rusi.

“Ajo cfarë  ne po bëjmë është ministri i punëve të jashtme të Repulikës së Kosovës  është duke zhvilluar një mini-tur në vendet afrikane  për momentin  ku ka takuar Presidentin e Madagaskarit  pikërisht për t’iu kundërvënë propagandës politikës së jashtme dhe diplomacisë së Serbisë  të cilët po tentojnë që të shfrytëzojnë  një ish-amabasdor për me shumë se 10 vite në Rusi tashmë ministër i jashtëm i Madagaskarit, duke ditur ne se si Serbia qëndron në raport me lidhjet e saj në Rusi dhe  prezencën e diplomacisë  e saj atje, ata po mundohen që ta shfrytëzojnë këtë moment. E vërteta  është që viteve e kaluara nuk është punuar mjaftueshëm  për t’i kultivuar këto raporte dhe kjo po korrigjohet nga  ministrit i jashtëm i Kosovës  Behgjet Pacolli, ka shtuar Haxholli për Insajderi.

Sa i përket tërheqjes së njohjeve të cilat janë lajmëruar nga Serbia, Haxholli ka mohuar kategorikisht, duke pohuar se Serbia ka dërguar shkresa në adresë të përfaqësisve e të Kosovës të cilat janë cilësuar të flasifikuar nga personat adekuat  që merren me autencitetin e dokumenteve.

“Unë e thash ne kemi evidencën që merren me autencitetin  e dokumenteve në fjale e cila dëshmon që Serbia ka falsifikuar dokumentet të  ashtuquajtur të vendeve afrikane dhe po ashtu kemi informacion të besueshëm të disa rasteve,   nuk mund të përjashtojmë që ajo për dërgon shkresa të ndryshme  në adresa  të institucioneve në përfaqësitë  Kosovës në vendet tjera”/Insajderi.com