MPJD e mbështet Hotin në dialog

MPJD e mbështet Hotin në dialog

Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla, ka thënë se dikasteri që ajo drejton e përkrah kryeministrin Hoti në procesin e dialogut, njofton Insajderi.

Sipas Haradniaj Stublla, çdo përpjekje dhe proces dialogut për njohje reciproke por që nuk i cenon asnjëherë elementin e shtetësisë së Kosovës dhe rendin kushtetues të saj, MPJD, e përkrah fuqishëm dhe pa asnjë rezervë.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, NUK ka asnjë marrëveshje as zotim ndaj Serbisë, dhe aq më pak për të hequr dorë nga avancimi e forcimi i subjektivitetit të saj ndërkombëtar!

MPJD e përkrah Kryeministrin Hoti dhe ekipin gjithëpërfshirës të Republikës së Kosovës, për të dialoguar për arritjen e njohjes reciproke me Serbinë duke respektuar dy parimet e panegociueshme: integritetin territorial dhe rendin kushtetues”.

Në fund Haradinaj Stublla, ka shtuar se çdo përpjekje për të devijuar nga këto dy parime, siç janë integriteti territorial i Kosovës dhe rendi kushtetues, shpije në dështim të procesit./Insajderi.com