Mrekullia që ky vaj bën për flokët kaçurrela

Mrekullia që ky vaj bën për flokët kaçurrela

Vaji i arganit njihet gjithashtu si ari i shkretëtirës, sepse nxirret i ftohtë, ka një ngjyrë të lehtë të artë dhe aroma e tij nuk është aspak e dukshme, njofton Insajderi.

Ka kaq shumë faktorë që shkaktojnë dëme të mëdha në flokët kaçurrelë, siç është nxehtësia e tharësit ose ngjyrave, për të mos përmendur edhe drejtueset e flokëve! Sot ne ju tregojmë përfitimet e vajit të Arganit për të pasur flokë të mrekullueshëm kaçurrelë.

Pse flokët kaçurrelë janë të veçantë dhe çfarë i duhet?

Një gjë është e sigurt, dhe kjo është se flokët kaçurrelë kanë nevojë për hidratim shtesë për të qëndruar fleksibël, me shkëlqim dhe të lëmuar. Duke qenë se janë kaçurrelë, flokët janë të prirur ndaj dëmtimit.

Përfitimet e vajit Argan

Vaji i arganit është i njohur mirë për vetitë e tij të mrekullueshme unike për restaurimin dhe kujdesin e flokëve. Acidet yndyrore thelbësore (acidi oleik 45% dhe acidi linoleik 35%) që ai përmban, së bashku me vitaminat E dhe F, janë thelbësore për të forcuar dhe rigjeneruar flokun. Trupi ynë nuk është në gjendje të sintetizojë këto elemente në vetvete, kështu që vaji i arganit është një alternative natyrore për të ndihmuar flokët të mbushen me gjallëri.

Maska kundër diellit për flokë

Vaji i arganit gjithashtu vepron si mbrojtës ndaj disa prej faktorëve të jashtëm, të cilëve ne i ekspozojmë flokët, siç janë nxehtësia e diellit dhe rrezet, klori i pishinave dhe deti i kripur.

Mund ta përdorni edhe thjesht si maskë

Mund ta përdorni para se të bëni banjë, duke vendosur disa pika në lëkurën e kokës dhe duke masazhuar butësisht. Për ta përdorur si një maskë hidratuese, mund të vendosni disa pika në dorën tuaj dhe të aplikoni nga mesi deri në skajet, duke lënë kaçurrelat të kalojnë midis gishtërinjve tuaj. Përsëriteni derisa të mbulohen të gjitha flokët. Lëreni të veprojë për 30 minuta dhe më pas lajini flokët si zakonisht. /Insajderi.com