MSH-ja “fsheh” dosjen e dhëndrit të Ramush Haradinajt

MSH-ja “fsheh” dosjen e dhëndrit të Ramush Haradinajt

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur ta mbajë fshehur dosjen e dhëndrit të Ramush Haradinajt.

Dosja, e cila përmban dëshmitë e shkollimit dhe të punës paraprake, e që në bazë të tyre është arsyetuar përzgjedhja e 27-vjeçarit Liridon Dervishaj në pozitën e drejtorit të Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme në kuadër të Agjencisë për Financimin e Shëndetësisë (AFSH), nuk është në dispozicion për publikun, shkruan Koha Ditore.

Ministria e Shëndetësisë përkatësisht Agjencia e Financimit të Shëndetësisë (AFSH) të mërkurën ka refuzuar pa arsyetim kërkesën për qasje në dosjen e drejtorit të ri të Financave.

Gazeta përmes formës elektronike, siç përcaktohet në ligj, i ka drejtuar kërkesë këtij institucioni, e që ka konfirmuar se ka pranuar një kërkesë të tillë. Pas disa ditësh kanë thënë se kanë aprovuar kërkesën për qasje. Kur ekipi i gazetës ka shkuar për të marrë dokumentet, u janë ofruar dokumentet që gjendën në webfaqe.