MSH: Mos bini pre e mashtrimeve me “receta” për trajtim të coronavirusit

MSH: Mos bini pre e mashtrimeve me “receta” për trajtim të coronavirusit

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas publikimeve të shumta sa i përket recetave të ndryshme për “shërimin” e sëmundjes Covid-19.

Me anë të një njoftimi, nga MSH thonë se recetat e tilla provokojnë edhe reagime të ndryshme dhe ngjallin shqetësime.

Tutje në këtë kumtesë bëhet lutje për të gjithë qytetarët që të mos bijnë pre e publikimeve të tilla dhe të përcjëllin vetëm këshillat e mjekëve dhe ato të cilat publikohen nga Ministria e Shëndetësisë, IKSHPK-ja dhe profesionistët shëndetësorë dhe institucionet kredibile.

Njoftimi i plotë i MSH-së, pa ndërhyrje:

Të nderuar qytetarë,

Jemi dëshmitarë që së fundi nëpër rrjetet sociale (jo vetën në nivel lokal) po shpërndahen me të madhe të ashtuquajtura “receta” të ndryshme për trajtimin e personave të prekur nga COVID-19.

Duke qenë që “recetat” e tilla provokojnë edhe reagime të ndryshme dhe ngjallin edhe shqetësime, ju lusim që të mos bini pre e publikimeve të tilla dhe për çfarë do shqetësimi lidhur me Covid-19 të kontaktoni mjekun tuaj më të afërt dhe të përcillni vetëm këshillat zyrtare, të cilat publikohen nga Ministria e Shëndetësisë, IKSHPK, profesionistët kompetentë shëndetësor dhe institucionet kredibile dhe të konfirmuara. /Insajderi.com/