“Mshoji se nuk ta ka ba nana”, zyrtari i PSD-së tallet me LDK-në

“Mshoji se nuk ta ka ba nana”, zyrtari i PSD-së tallet me LDK-në

Zëdhënësi për media i Partisë Socialdemokrate, Shkodran Hoti është tallur keq me zyrtarët e LDK-së pas përleshjes që ndodhi në degën e kësaj partie në Vranjevc.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se në LDK nuk po kryen punë më as policia dhe është tallur me platformën e kësaj partie.

“Në LDK prapë paska kërsit grushti. S’po kryen punë as policia.
Nejse, po mē intereson platforma e kësaj partie për zgjedhje. Besoj e quajtur “Mshoji se nuk ta ka bo nana”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Pak minuta më parë një përleshje tjetër ka ndodhur tek Zyra e LDK-së në Vranjevc.

Trupa të shumta policore janë parë tek zyra ku ka ndodhur incidenti.

Sipas raportimeve të medieve besohet se përleshja ka ndodhur mes policisë dhe disa personave të pa identifikuar.